LAJMI I FUNDIT:

10 rregullat e arta të sigurisë rrugore: Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese për vozitësit

10 rregullat e arta të sigurisë rrugore: Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese për vozitësit

Drejtoria Rajonale e Policisë – Mitrovicë Jugu, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ka filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’’.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara.


“Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave, është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jugu, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori