LAJMI I FUNDIT:

10 qytetet kryesore në botë që përdorin Bitcoinin

10 qytetet kryesore në botë që përdorin Bitcoinin

Ndërsa Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera si Ethereum ose Litecoin, vijojnë të shpërndahen, disa pjesë të botës po përqafojnë kriptovalutat më shumë se të tjerët. Ndërkohë që qendrat e teknologjisë si San Francisco ose Seul janë pika të nxehta ka edhe kriptoqytete që shfaqen papritur, si Praga, Tel Aviv, Buenos Aires apo Bangkok.

Bazuar në shpërndarje, janë zbuluar dhjetë pikat e nxehta të Bitcoinit nga e gjithë bota.


Praga krenohet me numrin më të madh të shitësve që pranojnë Bitcoin në botë dhe vendi ka një densitet të lartë të bizneseve edhe në zonat rurale, me më shumë se 50 biznese pranuese të kriptovalutave të Bitcoinit, përcjell Telegrafi.

Buenos Aires mban vendin e dytë për numrin e bizneseve Bitcoin në botë. Amerika e Jugut në përgjithësi është një kontinent i zhvilluar në lidhje me Bitcoin, me qytete si Bogota, karkas dhe Sao Paulo duke përfshirë mbi 30 biznese që pranojnë. Ndërsa në vend të tretë është San Francisko me mbi 100 biznese që pranojnë Bitcoin.

Rajonet si Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia kanë një mungesë të dukshme nga dhjetë vendet e para, edhe pse raportohen biznese të tilla edhe në vende të Azisë Juglindore si Tajlanda dhe Indonezia. Tel Aviv, Izrael gjithashtu mburret me një rritje të përdorimit të Bitcoinit, si dhe Capetoun, Melbourne dhe Sidnej.

Një tipar interesant është se pikat Bitcoin nuk janë domosdoshmërish të gjitha urbane. Disa vende me densitet të lartë të bizneseve të kriptovalutave si Brazili, Tailanda apo Britania e Madhe mbajnë frekuenca të ngjashme të shitësve që pranojnë Bitcoin në qytete apo rajone të vogla ashtu si në kryeqytete. /Telegrafi/