LAJMI I FUNDIT:

Më 10 prill inaugurohet Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”

Më 10 prill inaugurohet Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”

Më 10 prill të këtij viti në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99” në Han të Elezit do të inaugurohet  Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”, në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre nga regjimi serb në vitin 1999.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur.

“Një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, do të jenë pjesë integrale e Murit të Kujtesës, një vepër kjo artistike-monumentale që do të shprehë  më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, me këtë rast është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të shquara shtetërore e institucionale nga Prishtina, Shkupi e Tirana.

Këshillin organizativ të këtij inaugurimi e përbëjnë ITSHKSH në Shkup, me drejtor Dr. Skender ASANI dhe Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur me Jahja Llukën, kryetar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori