Nuk ke kohë për grim të kujdesshëm make-up? Mos u brengos: këto këshilla do t'ju ndihmojnë shumë, ndërkaq ju nevojiten më pak se 5 minuta. Mëso se si të bësh sa më mirë veprimet themelore make-up.
Përgatiti: Valbona Duga
Mjeshtëria 1:
PLOTËSIMI I VETULLAVE TË RRALLA
Qëllimi: Vetullat e theksuara ju ndihmojnë që t’i bëni sy më të theksuar.
Si të veprohet: Në qoftë se vetullat të janë të holla apo me rastin e ndukjes e ke tepruar, plotësoji me laps apo me pudër për vetulla (mund të shërbejë edhe hijesimi për sy ngjyrë të përshtatshme). Vajzat që kanë flokë të ndritshme duhet të zgjedhin nuancën e cila është pak më e errët se flokët, ndërkaq ato me flokë më të errëta – nuancë pak më të çelët. Me laps apo me brushë me maje të pjerrët, të cilën më parë e ke futur në pudër, plotësoji vetullat me disa veprime të shpejta anash, nga pjesa e brendshme drejt këndit të jashtëm të syrit. Kur të përfundosh, krihi vetullat nga poshtë-lartë (në qoftë se nuk ke brushë për vetulla, mund të përdorësh edhe brushë të vjetër dhëmbëve apo brushën e pastër të maskarasë së shpenzuar.
Koha: 1 minutë
Mjeshtëria 2:
QITJA E BAZËS NË KAPAKË TË SYVE
Qëllimi: Shtresa e hollë e bazës e cila qitet në kapakë ndihmon që të kapakët e syve të marrin ngjyrën e tenit të lëkurës. Në të vërtetë, kapakët natyrorë mund të duken të shkëlqyeshëm, edhe në qoftë se janë nga pak të njollosur (posaçërisht në qoftë se ke ten vezullues). Përparësia është: ajo është baza e shkëlqyeshme e hijesimit do të rrëshqasë më pak.
Si të veprohet: Me gisht me kujdes qit bazën nga linjat e qerpikëve deri nën vetulla. Pastaj qit pak pudër pluhur për të forcuar bazën. Mos i harro këndet e jashtme të syve – në qoftë se i shndrit pikat e errëta, sytë do të të duken më të shkëlqyeshëm.
Koha: 30 sekonda.
Mjeshtëria 3:
PËRDORIMI I LAKUESIT TË QERPIKËVE
Qëllimi: Qerpikët duken më të gjatë, ndërkaq sytë më të gjerë.
Si të veprohet: Lakuesin përdore në qerpikë të pastër (maskara i bën të ngjitshëm, andaj do të mund të ndukësh ndonjë qerpik, në qoftë se ngjiten për lakues). Mbështete lakuesin në rrënjë të qerpikëve, shtrëngoje 10 sekonda. Nëse dëshiron të kesh qerpikë super të lakuar, përsërite këtë veprim edhe në pjesën e mesme të qerpikëve, pastaj edhe në maje. Përfundoje me një shtresë të maskaraje.
Koha: 1 minutë.
Mjeshtëria 4:
FËRKOJI BUZËT NJËRA ME TJETRËN PAS QITJES SË KARMINIT
Qëllimi: Ndihmon në definimin e formës së buzëve, ndërkaq nuk do të ketë linja të dukshme që mund të vërehet në qoftë se më parë ke përdorur lapsin.
Si të veprohet: Fillo nga harku i buzës së epërme (thellësinë ndërmjet dy lakoreve) dhe me veprim të shkurtër e të kujdesshëm paso skajin e buzëve deri te këndet. Në buzën e poshtme tërhiq linjën nga njëri kënd deri te tjetri.
Koha: 30 sekonda.
Mjeshtëria 5:
THEKSIMI I FAQEVE ME HIJËSIM TË SHNDRITSHËM TË VIZËLLUESHËM
Qëllimi: I thekson sytë tuaj, i thekson faqet dhe i jep fytyrës sate freskinë.
Si të veprohet: Me brushëzën me maje sfungjeri qit hijesim pluhur (nuanca e verdhë e vizëllueshme i rri mirë secilës femër) me veprime poshtë-lart, nga maja e faqeve deri te gropat e syve. Nëse dëshiron të theksosh më shumë sytë, qit hijesim nën të dyja vetullat.
Koha: 1 minutë.
Mjeshtëria 6:
NGJYRA E BUZËVE E CILA DUKET E NATYRSHME
Gabim: Nëse qet disa shtresa karmini dhe përdor lapsin për buzë i cili nuk i përshtatet karminit tënd.
Këshillë: Dëshiron buzë të përsosura, karminin apo shkëlqimin qite me gisht – krijon një pamje pak si të njollosur dhe natyrore. Gjithashtu kujdesu që të zgjedhësh lapsin për buzë i cili i përshtatet përsosmërisht nuancës së karminit tënd apo ngjyrës natyrore të buzëve tuaja.
Mjeshtëria 7:
TË KUQTË QË NUK DUKET ARTIFICIAL DHE ME VIJA
Gabim: Nëse tenton "të krijosh" faqet, ndërkaq ngjyrën e qet deri te linja e rrënjëve të flokëve.
Këshillë: Të kuqtë duket më i mirë kur e qet vetëm në mollëza të faqeve. Rezultat më të mirë do të arrish me furçë me madhësi mesatare (në qoftë se furça është e madhe do të krijosh shtresa të të kuqit, në qoftë se është tepër e vogël do të bësh vetëm disa njolla). Pasi të kesh futur brushën në të kuqtë, duke shkundur me kujdes, hiq tepricën. Në qoftë se vëren në fund se në faqe ke qitur tepër të kuq, me sfungjer elimino tepricën.
Mjeshtëria 8:
VIJA PËRGJATË SYRIT
Nëse e tërheq vijën e trashë përreth syve – në fund sytë do të duken më të vegjël.
Këshillë: Vetëm ekspertët mund të krenohen me përdorimin e tushit për sy – ti më mirë zgjidh lapsin me të cilin më lehtë do të kontrollosh trashësinë e vijës. Fillo nga kapaku i epërm. Nga këndi i jashtëm i syrit tërhiq vijën në drejtim të këndit të brendshëm. Në kapakun e poshtëm qit ngjyrën në formë pikash ndërmjet qerpikëve, ndërsa në kënde pak thelloje vijën në drejtim të jashtëm.
Mjeshtëria 9:
I FSHEH GROPAT E SYVE
Gabim: Nëse zgjedh nuancë tepër të ndritshme të korrektorit do të arrish efekt të kundërt apo nëse qet tepër, korrektori duket më i mirë kur e qet një shtresë super të hollë.
Këshilla: Zgjidh korrektorin i cili është për një grimë më i shndritshëm se ngjyra e lëkurës (apo baza) dhe që ka primesa të verdha (jo të trëndafilta|) të cilat neutralizojnë ngjyrën e kaltër të gropave të syve. Me furçë të gjerë qit një sasi të vogël korrektori nën të dy sytë. Fillo nga këndet e errëta të brendshme, ndaji në drejtim të jashtëm dhe pastaj barazoji me sfungjer të njomur kozmetik.
Mjeshtëria 10:
FORMËSIMI I VETULLAVE
Gabim: Ndukja e tepruar apo prishja e formës së harkut.
Këshillë: Për disa minuta mbështet në vetulla një leckë të njomur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret (lehtëson ndukjen). Shfrytëzo piskatoren me maje të pjerrët për eliminimin e qimeve të shpërndara nën vetulla, duke pasuar linjën natyrore. Mos provo të formësosh apo të krijosh harkun – forma e vetullave me të cilat ke lindur më së miri i rri fytyrës sate. Kur i nduk qimet e vetullave, i tërhiq në drejtim të rritjes së qimeve dhe përherë eliminoji një nga një që rastësisht të mos e teprosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Kush do ta kishte menduar: Ja sa kohë u duhet femrave që të mërziten nga seksi me të njëjtin mashkull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje