Si duhet t’iu shmangeni lëkurës së thatë dhe si ta shtoni kujdesin në dimër?
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com
Për shumicën e njerëzve, ditët e ftohta sjellin më shumë se vetëm skuqje të mollëzave. Ato poashtu sjellin tharje të pakëndshme në fytyrë, duar dhe shputa. Për disa problemi tejkalon vetëm ndjesinë e tharjes: atyre lëkura iu thahet aq shumë sa që përfundon në çarje, plasaritje apo edhe ekzemë (ku lëkura pezmatohet). Në momentin që e ndizni ngrohjen në shtëpi, lëkura fillon të thahet, shkruajnë ekspertët të cilët kanë kryer teste të tilla. Nuk ka rëndësi se si nxeheni, me dru, rrymë, naftë apo thëngjill. Lëkura fillon të thahet.
1. Kërkoni këshillat e specialistit
Nëse shkoni në ndonjë barnatore, është vështirë ti gjeni këshillat e duhura për kozmetikë. Për këtë arsye shkoni tek kozmetologu apo dermatologu dhe merrni këshillat e duhura. Specialistët e tillë mund të iu analizojnë lëkurën dhe në bazë të tipit specifik tuajin ju propozojnë produktet adekuate për të cilat keni nevojë.
2. Hidratoni më shumë
Mund ta keni gjetur një hidratues adekuat për pranverë dhe verë, por sikurse kushtet klimatike që ndërrojnë, ashtu duhet të ndërroj edhe rutina juaj për kujdes ndaj lëkurës gjatë muajit të dimrit. Gjeni një hidratues që është i bazuar në vaj e jo në ujë, sepse vaji krijon një shtresë mbrojtëse që jep më shumë hidrim se sa kremi apo losioni.
(Sugjerim: shumë losione që kanë të shkruar “krem i natës” janë të bazuara në vaj).
Duhet të keni kujdes gjatë zgjedhjes së vajit sepse jo të gjitha do të kenë efekt pozitiv tek ju shikoni për vajra që nuk i bllokojnë poret, si vaj avokado, vaj minerali apo diçka e tillë.
3. Mos e harroni kremin kundër diellit
Jo, kremi kundër diellit nuk është vetëm për përdorim gjatë verës. Dielli i dimrit mund ta dëmtoj lëkurën shumë. Aplikoni krem kundër diellit me spektër të gjerë rreth 30 minuta para se të dilni jashtë.
4. Kujdesuni për duart
Lëkura në duar është më e hollë se në shumicën e pjesëve tjera të trupit dhe ka më pak gjëndra. Kjo nënkupton që është më vështirë ti mbajmë duart të hidruara veçanarisht në kohë të ftohët dhe të thatë. Kjo mund të përfundoj me kruarje dhe plasaritje. Mbani dorëza kur dilni jashtë.
5. Shmanguni dorëzave dhe çorapeve të lagura
Dorëzat dhe çorapet e lagura mund ta irritojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë kruarje dhe plasaritje apo edhe ekzemë.
6. Mbani aparat hidratues
Ngrohja në shtëpi dhe në zyre jep ngrohje të nxehtë, por të thatë. Aparatet hidratues japin më shumë lagështi në ajër e cila shmang tharjen e lëkurës. Vendosni disa aparate të vogla nëpër shtëpi të cilët do të shpërndajnë më shumë lagështi në ajër.
7. Shtoni lagështinë për shëndetin tuaj, jo për lëkurë
Mesiguri keni dëgjuar shumë herë që pirja e ujit ndihmon që lëkura juaj të mbetet rinore. Në fakt është tregim. Uji është i mirë për shëndetin në përgjithësi, dhe nëse lëkura e dikujt është totalisht e dehidruar mund të ketë benefite nga lëngjet, theksojnë ekspertët. Mirëpo, një lëkurë mesatare e ndonjë personi nuk reflekton sasinë totale të pirjes së ujit.
8. Lubrifikoni shputat
Losionet lubrifikuese gjatë verës janë shumë të mira, mirëpo gjatë dimrit shputat e juaj kanë nevojë për produkte me koncentrim më të lartë. Gjeni losione që kanë glicerinë. Përdorni eksfoliante për t’i larguar qelizat e vdekura, në mënyrë që t’i ndihmoni hidratuesve të depërtojnë më mirë.
9. Përcaktoni pilingun
Nëse lëkura juaj është jashtëzakonisht e tharë, mos përdorni piling agresiv, maska, tonik në bazë të alkoolit apo astrigjent, të gjitha nga këto mund ta largojnë vajin nga lëkura juaj. Më mirë gjeni një qumësht për pastrim apo një pastrues të butë pa alkool dhe përdorni maska për hidratim të thellë.
10. Ndaloni dushet e nxehta
Mesiguri që larja nën ujin e nxehtë në këto ditë të ftohta ju jep një ndjesi të mirë. Mirëpo, intensiteti i lartë i nxehtësisë prish barrierat mbrojtëse të lëkurës. Shumë më mirë është që të laheni me ujë mesatarisht të nxehtë për kohë të shkurtë. Pas dushit patjetër përdorni hidratuesin për tërë trupin që të ruhet barriera mbrojtëse ndaj baktereve dhe mikroorganizmave tjerë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?