Për shumë njerëz, takimi me njerëz të rinj nuk është i lehtë. Të flasësh me dikë të ri mund të sjellë shumë ankth
Pra, çfarë duhet të thoni – ose të mos thoni – kur takoni dikë të ri? Individët më të zgjuar e kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes së fjalëve me kujdes kur takojnë dikë të ri.
Këtu janë 10 frazat që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë kur takojnë dikë të ri:
1. ‘Unë mendoj se…’ – Të folurit për veten ju bën të dukeni më pak të sigurt
Të dëgjuarit është një aftësi thelbësore që na ndihmon të marrim vendime më të mira duke kuptuar me të vërtetë atë që thonë të tjerët. Në vend që të mbizotërojnë bisedën me mendimet e tyre, njerëzit e zgjuar përqendrohen në atë që personi tjetër duhet të ndajë.
2. ‘Ke një buzëqeshje fantastike’ – Komentet për pamjen mund të kalojnë kufijtë
“Shmangni komentimin e pamjes ose sendeve të një personi – edhe nëse janë pozitive – kur i takoni për herë të parë. Është tepër personale dhe e pavend. Edhe pasi t’i njihni, kini kujdes se çfarë thoni dhe pse,” thonë ekspertët, shkruan Your Tango.
3. ‘Për kë votove?’ – Shmangni bisedat politike me njerëz të rinj
Nëse mendoni se dikush do të jetë dakord me ju, do të supozoni se marrëdhënia juaj do të forcohet. Por ka një mundësi reale që ju të mos pajtoheni – ku do t’ju çojë kjo pyetje? Njerëzit më të zgjuar e dinë se shmangia e temave politike në diskutimet hyrëse është më e sigurt.
4. ‘Jam shumë i/e mërzitur me partnerin/en tim/e’ – Kjo krijon një ton negativ dhe ul besimin
Kur takoni dikë për herë të parë, duhet të vendosni disa mure për mbrojtje. Edhe pse kjo nuk do të thotë që ju duhet ta trajtoni atë person ndryshe, kjo do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm. Asnjëherë nuk e dini nëse kjo bisedë e juaja do të mbetet private si në momentin që po diskutoni.
5. ‘Sa i bukur moti sot’ – Mbështetja në klishe të mërzitshme ju bën të ndiheni të shkëputur
Të folurit për motin është bërë një klishe dhe forma më e përdorur e bisedave. Njerëzit e zgjuar shmangin bisedat e vogla për të parandaluar bisedat e cekëta dhe për të krijuar lidhje domethënëse që në fillim.
6. ‘Sa vjeç je?’ – Kjo mund të ndihet e pavend dhe e pakëndshme për personin tjetër
Shumica e njerëzve e dinë se pyetja për moshën e dikujt është e papërshtatshme, veçanërisht kur takoheni për herë të parë, dhe mund t’ju bëjë të dukeni si të pasjellshëm ose ndërhyrës.
7. ‘Sa muajshe je?’ – Supozimi i një shtatzënie është fyes
Nëse ka një temë po aq të vështirë për t’u ngritur në një bisedë për herë të parë sa mosha, është pesha. Duke pyetur dikë për një shtatzëni që nuk e dini nëse ekziston, ju automatikisht po bëni supozime dhe për peshën e personit përballë.
8. ‘A je i/e martuar?’ – Pyetja për statusin e marrëdhënies mund t’ju nxjerrë sikur po fusni hundët aty ku nuk ju takon
Kjo pyetje në dukje e pafajshme që bëni për statusin e marrëdhënies së dikujt mund të përjetësojë stereotipe të dëmshme dhe t’i bëjë të tjerët të mos ndihen rehat. Është në rregull të jeni kuriozë apo të pyesni nëse doni që personi të jetë në një lidhje me ju, por të pyesësh për këtë kërkon takt dhe kohën e duhur.
9. ‘Ishte shumë kënaqësi që u njohëm’ – Përfundimi shumë i papritur mund të duket i pasinqertë dhe i njëanshëm
Ndonjëherë, kjo mund të jetë e padëmshme dhe e përshtatshme për të përfunduar një bisedë, por vetëm nëse është vërtet e dyanshme. Nga ana tjetër, nëse ju vetëm bëni pyetje ndërsa tjetri vetëm përgjigjet, përfundimi i papritur i bisedës me këtë frazë mund t’i lërë një shije të keqe.
10. ‘Më fal nëse të shqetësoj’ – Të kërkoni falje të panevojshme ju bën të dukeni më pak të sigurt
Shumë njerëz mendojnë se fillimi duke kërkuar falje është qasja më e mirë, por të kërkosh falje përpara se të flasësh mund të ulë besimin e dikujt dhe të dëmtojë vazhdimësinë e kësaj marrëdhënieje ende të panisur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ata ndajnë këshillat e tyre më të mira, katër shenjat më të mençura të zodiakut

Fisi indigjen në rrezik: Jetojnë në pyje të pashkelura, pa kontakt me qytetërimin dhe tani po bëjnë thirrje për ndihmë

Artikujt që nuk duhet t'i lani me makinë larëse

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Tri mënyra të lehta për ta hequr çamçakëzin nga rrobat

Si të dekoroni shtëpinë tuaj me pasqyra, një nga aksesorët më të preferuar të enterierit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje