Nënat që lindin binjakë janë shtuar shumë kohët e fundit. Disa prej tyre madje përdorin fjalën e fundit të shëndetësisë, në mënyrë që të bëjnë të mundur të lindin binjakë
Përparimi ka arritur deri aty sa mund të përcaktojmë seksin e fëmijëve që do të lindin, por edhe ngjyrën e syve, të flokëve dhe të lëkurës.
Meqë binjakët janë shtuar në masë, le të ndalemi në disa fakte interesante për ta.
Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash
Kur binjakët formohen, ata kanë të njëjtat gjurmë gishtash, por gjatë 6 javëve të para deri në javën e 13-të të shtatzënisë, kur fillojnë të lëvizin në barkun e nënës, ata prekin qesen amniotike dhe në pëllëmbët e tyre formohen vija unike.
Imazhi i pasqyruar i binjakëve identikë ka tipare josimetrike
Rreth 25 përqind e binjakëve identikë zhvillohen duke parë njëri-tjetrin, që do të thotë se bëhen reflektim i njëri-tjetrit. Ata mund të përdorin dorën e djathtë dhe të majtë, të kenë të njëjtat shenja lindjeje në pjesë të kundërta të trupit ose të kenë kaçurrela që përdridhen në anë të kundërta. Kjo ndodh kur binjakët ndahen nga një vezë e fekonduar më tepër se një javë pas konceptimit.
Binjakët identikë nuk kanë gjithmonë të njëjtat gjene
Edhe pse ata vijnë nga një vezë e fekonduar që përmban të njëjtin set gjenetik, ka mundësi që binjakët të kenë dallime serioze në përbërjen e tyre gjenetike.
Nënat e binjakëve mund të jetojnë më gjatë
Një studim u fokusua në popullatën e nënave dhe gjeti se gratë që kanë lindur binjakë ishin më të forta dhe më të shëndetshme, ndaj mund të jetojnë më gjatë.
Femrat e gjata kanë më tepër gjasa të lindin binjakë
Një mjek zbuloi se gratë më të gjata kanë sasi më të madhe të faktorit të rritjes të tipit insulinë, një proteinë që çlirohet nga mëlçia në përgjigje të hormonit të rritjes që stimulon zgjatjen e kockave. Pasja e niveleve të larta të këtij hormoni rezulton në shtimin e ndjeshmërisë së ovarieve, që rrit shanset për ovulim.
Gratë që konsumojnë produkte bulmeti janë më të pritura të lindin binjakë
Një studim gjeti se gratë që hanë produkte bulmeti kanë 5 herë më tepër shanse më të mëdha të kenë binjakë.
Binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm
Në vitin 2009, Mia Washington lindi binjakë që kishin baballarë të ndryshëm, që mendohet se ndodh 1 herë në 1 milionë raste. Kjo mund të ndodhë nëse nëna kryen marrëdhënies seksuale me dy burra të ndryshme brenda 5 ditëve.
Binjakët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në uterus
Kërkuesit kanë studiuar video 3D të binjakëve në uterusin e nënës. 14 javë pas krijimit, binjakët kërkonin për njëri-tjetrin. Brenda 18 javëve ata preknin njëri tjetrin, më shpesh sesa preknin trupat e tyre. Ata bënin gjeste të ndryshme dhe ishin të kujdesshëm ndaj zonës delikate të syve.
Disa binjakë të ngjitur mund të ndiejnë atë që bën tjetri
Shkencëtarët kanë ngritur hipotezën se kjo lidhje mund të rezultojë në aftësinë për të shijuar dhe për të ndier atë që ndien binjaku tjetër, por edhe për të kuptuar mendimet e njëri-tjetrit.
45% e binjakëve kanë gjuhën e tyre
Kjo quhet gjuhë autonome. Kërkuesit besojnë se foshnjat binjake e përdorin njëri-tjetrin si model për zhvillimin e gjuhës, kur mungon ndonjë i rritur si model. Kjo gjuhë përbëhet nga fjalë të përmbysura dhe shprehje onomatopeike. Ajo formohet kur foshnjat po mësojnë sesi të flasin gjuhën e vërtetë bashkë me njëri tjetrin. Gjuha e tyre zhduket para fëmijërisë, pasi fëmija e ka mësuar gjuhën normë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
11 sjellje të çuditshme të fëmijëve që i shqetësojnë prindërit pa arsye

Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Dama, dëshironi bark të tendosur? Pesë ushtrime për pesë minuta!

Çfarë brushe duhet ta përdorni për fondatinë të lëngshme dhe atë pluhur, influencerja ndan sekretin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten