LAJMI I FUNDIT:

Alarmon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: 1 mijë e 500 infermierë pritet të largohen nga Kosova vitin tjetër

Alarmon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: 1 mijë e 500 infermierë pritet të largohen nga Kosova vitin tjetër
Foto: Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, alarmoi këtë të diel se një mijë e 500 infermierë janë në përgatitje që të largohen nga Kosova gjatë vitit 2023.

Në një njoftim për media, thuhet se vetëm gjatë këtij viti janë larguar 500, kryesisht infermierët e Mjekimit Intensiv.

“Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve”, thuhet në komunikatë.

Andaj, Sindikata ka kërkuar që të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen profesionistët shëndetësorë dhe roli i tyre, si dhe t’u njihet puna e angazhimi.

“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”.

“Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve. Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori