Reformat e Shqipërisë duhet të ecin përpara dhe vendi duhet të bëhet gati për antarësim dhe për këtë fillimisht duhen plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Rezultatet e këtyre reformave do ta shkurtojnë distancën që vendi ka me BE-në. Standardet duhen plotësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme. Sfidat e Shqipërisë mbeten të njëjta.

“Reformat duhet të forcojnë shtetin ligjor, demokracinë, zhvillimin; këto nuk janë të lehta dhe duan kohë. Vit pas viti po përparon në këto detyra, dhe gjithçka varet nga forcimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe nga respektimi i lirive dhe të drejtave themelore. Të gjithë vendet kandidate kanë të njëjtat detyra dhe të gjithë qytetarët përfitojnë të njëjtat vlera”, tha ai.


“Këtë qershor Shqipëria çeli një kapitull të ri në rrugën e antarësimit europian. Tani është përgjegjësi e autoriteteve shqiptare që të hedhin hapin tjetër; të plotësojnë kriteret për hapjen e negociatave”, tha Rumbold.

Sipas tij detyrat janë:reforma në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtja e të drejtave dhe mos-diskriminimi i pakicave dhe zbatimi i të drejtës së pronës.

“Shqipëria ka nevojë të dyfishojë përpjekjet për të ecur përpara në këto fusha,po ashtu duhet të rivendoset dialogu politik në parlament”, tha ai. /Telegrafi/