LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet marrëveshja, patentë shoferët e Kosovës njihen në Gjermani

Zyrtarizohet marrëveshja, patentë shoferët e Kosovës njihen në Gjermani

Është finalizuar marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja është zyrtarizuar  në Gjermani nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe sekretari Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic.


“Sot kam nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë. Me kënaqësi e kam pranuar ftesën nga Z. Oliver Luksic, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, duke pasur parasysh që ky është një nga proceset më të rëndësishme por edhe lehtësuese për mërgatën tonë”, ka njoftuar Sveçla në Facebook, përcjell Telegrafi.

Sveçla ka thënë se është obligim i shtetit që të lehtësohet jeta e mërgimtarëve në vendet ku veprojnë.

“Mërgata jonë ka dhënë shumë për vendin tonë por edhe në shtetet ku ata jetojnë. Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë së mërgatës sonë është para se gjithash obligim i yni, i cili duhet arritur bashkë me aleatët tanë, në të gjitha vendet ku ata veprojnë”.

Ministri i Brendshëm megjithatë ka shprehur dyshime se mund të dalin sfida gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje.

“E falënderova z. Luksic për gatishmërinë për të arritur këtë marrëveshje, por edhe për vullnetin për të eliminuar sfidat eventuale që mund të dalin gjatë zbatimit të saj”.

Sveçla ka thënë se ambasada e Kosovës në Berlin dhe misionet konsullore do të ndihmojnë qytetarët për procedurat e konvertimit të patën shoferëve.

“Ambasada jonë në Berlin dhe gjashtë misionet tona konsullore në Gjermani, janë të angazhuara maksimalisht në asistimin e qytetarëve për procedurat që duhet të ndiqen për të konvertuar patent shoferët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori