LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i BE-së Charles Fires vjen në Kosovë, pritet të takohet me liderë institucionalë për shkak të situatës në veri

Zyrtari i BE-së Charles Fires vjen në Kosovë, pritet të takohet me liderë institucionalë për shkak të situatës në veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka njoftuar se ka mirëpritur në takim Charles Fries, nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Politikën dhe reagimin ndaj krizave në shërbimin evropian të veprimit të jashtëm (EEAS).

Szunyog përmes një postimi në Tëitter ka thënë se me Fires kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.


“Diskutuan zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

EULEX-it i përfundon mandati më 14 qershor, çfarë do të ndodh tutje?
Lexo po ashtu EULEX-it i përfundon mandati më 14 qershor, çfarë do të ndodh tutje?

Telegrafi ditë më parë ka njoftuar për vizitën e këtij zyrtari në Kosovë, që ndërlidhet edhe me misionin e EULEX-it.

Burimet e Telegrafit thonë se EULEX-it pritet t’i vazhdohet mandati, por kjo nuk është konfirmuar deri në këto momente as nga Bashkimi Evropian në Bruksel, e as nga institucionet e Kosovës.

Ardhjen e zyrtarit Fries e ka bërë të ditur edhe misioni i ELUEX-it.

“Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje, Charles Fries, nisi sot vizitën e tij dy ditore në Kosovë, ku do të takohet me përfaqësuesit e autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile të Kosovës. Gjatë qëndrimit të tij, Fries po ashtu do t’i vizitojë të gjitha objektet e EULEX-it në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. /Telegrafi/