LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Qeverisë së Serbisë me automjet zyrtar të Kosovës?

Zyrtari i Qeverisë së Serbisë me automjet zyrtar të Kosovës?

Zëvendësdrejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Lubomir Mariq, është parë sot në mëngjes rreth orës 8:00 në Leposaviq, duke udhëtuar me automjetin zyrtar të Republikës së Kosovës ‘Passat’ me targa 02Z, shkruan KosovaPress, duke u thirrur në burime.

Sipas këtyre burimeve, ky automjet i Qeverisë së Kosovës i është dhënë në shfrytëzim komunës së Zubin Potokut, përkatësisht kryetarit të kësaj komune, Stevan Vulloviq.


Burimet më tej kanë shtuar se Mariq së bashku me vozitësin e tij ka qenë duke udhëtuar në drejtim të kufirit të Jarinjes për të kaluar më pastaj në Serbi, për të marr pjesë në takimin mes drejtorit të zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, dhe kryetarëve serbë të komunave të Kosovës, që do të mbahet sot në ora 12:00 në Beograd.

“Derisa kryetari i veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, nuk është lejuar sot në mëngjes të kalojë kufirin e Jarinjes për në Serbi me automjetin e tij zyrtar “Toyota Land Cruiser” me targa 02Z për shkak të dokumentacionit të parregullt të automjetit dhe është detyruar të vazhdojë me një automjet tjetër, nuk dihet nëse Mariq ka kaluar kufirin me automjetin zyrtar ose jo”, kanë thënë burimet.

Mariq është emëruar dje në pozitën e zëvendësdrejtorit të së ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Marko Gjuriq. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori