LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari ‘kyç’ i Koresë së Veriut takon Pompeon në New York (Foto)

Zyrtari ‘kyç’ i Koresë së Veriut takon Pompeon në New York (Foto)

Krahu i djathtë i liderit koreano verior Kim Jong-un u takua me sekretarin amerikan Mike Pompeo në New York për të diskutuar rreth takimit historik.

Gen Kim Yong-chol darkoi me Pompeon pasi fluturoi për në New York nga Kina dhe dyshja do të ritakohen të enjten.

Ai është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton SHBA-të në këto 20 vjet.


Presidenti amerikan Donald Trump më parë anuloi takimin e lënë për në 12 qershor, por të dy palët kanë bërë përpjekje të reja për të zhvilluar takimin, sipas planifikimit.

Planifikuar për t’u zhvilluar në Singapor, takimi historik do të jetë i pari takim, ku presidenti në detyrë i Amerikës do takohet me liderin e Koresë së Veriut.

Të mërkurën në mbrëmje, përcjell oranews.tv, Mike Pompeo dhe Gen Kim mbërritën secili në një ndërtesë, pranë zyrave të OKB-së.

Më vonë, Pompeo do të shkruante në twitter: “Darkë e mirë pune me Kim Yong Chol në New York sonte. Biftek, misër dhe djathë në menu”.

Në krye të takimit, Mike Pompeo ka përcaktuar qartë pozicionin e SHBA-ve.

Koreja e Veriut ka kundërshtuar me forcë deklaratat e administratës Trump, të cilat krahasonin denuklearizimin e saj me atë të Libisë.

Ish lideri i Libisë, kolonel Gadafi, hoqi dorë nga programi i tij bërthamor, për t’u vrarë disa vite më pas nga rebelët.

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Trump bën gati

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Amerika
Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Botë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Kalo në kategori