LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët që shkaktuan dëme prej miliona eurosh, janë dënuar me kusht

Zyrtarët që shkaktuan dëme prej miliona eurosh, janë dënuar me kusht

Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore bashkë me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë kanë publikuar analizën sa i përket politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit.

Me këtë rast, u bë e ditur se 204 lëndë të korrupsionit janë zgjidhur nga organet e drejtësisë. Nga to, 22 janë me aktgjykim me burgim dhe 33 të tjera dënim me gjobë.

Në veçanti ky komision ka bërë një analizë të 27 rasteve lëndëve të korrupsionit ku përfshihen zyrtarë në pozita të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë.


Prej 27 rasteve, tetë të pandehurve u janë shqiptuar dënime me kusht, që kryesisht janë deri 12 muaj, e ndër ta janë zyrtarë të policisë, kryetar komunës, drejtorë të arsimit komunal, zyrtarë ministror që dëmet e tyre janë me miliona euro.

E në mesin e të dënuarve janë edhe elektricistë që kanë shkaktuar dëm në vlerë 500 euro, ndërsa janë dënuar me 39 muaj burgim.

Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh kryesues i këtij Komisioni, Enver Peci, tha se përmes kësaj analize jepet një mundësi që të përmirësohen dhe të jepet një pasqyrë e përgjithshme bazuar në vendimet e marra gjatë vitit 2018 për rastet e korrupsionit.

Sipas, kryesuesit Peci, duhet angazhim më i madh që të ketë përmirësim, e veçmas tek rrethanat lehtësuese dhe rënduese./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori