LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët në Turqi njoftojnë se 100 vatra të zjarreve janë vënë nën kontroll

Zyrtarët në Turqi njoftojnë se 100 vatra të zjarreve janë vënë nën kontroll

Një numër zjarresh janë ende aktive në Turqi, por më shumë se 100 vatra janë vënë nën kontroll, sipas zyrtarëve të dielën.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, ministri i Pyjeve dhe Bujqësisë, Bekir Pakdermirli, shkroi në Twitter se pesë zjarre po vazhdonin në destinacionet turistike të Antalisë dhe Muglës, por 107 vatra të tjera tani ishin shuar.

Zjarret në Antalia op ‘operonin’ në rrethet e Manavgat dhe Gundogmus. Në Mugla, zjarret kanë vërshuar zonat sikurse Marmaris, Koycegiz dhe Milas.

Topat e ujit të policisë që zakonisht përdoren për të kontrolluar trazirat, kësaj here u përdoren te helikopterët dhe kamionët zjarrfikës në Mugla në luftimin e zjarreve.

Turistët u evakuuan të shtunën nga disa hotele në rrethin popullor të Mugla-s, Bodrum, derisa një zjarr u përhap poshtë kodrës, drejt bregut të detit.

Pakdemirli shkroi se zjarret kanë shpërthyer në 32 provinca që nga e mërkura. Gjashtë persona kanë vdekur deri më tani. /Telegrafi/