Vedat Muriqi është lojtari më i ri i skuadrës së Caykur Rizespor.

Sulmuesi i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës ka ndërruar skuadër, por prapë mbetet pjesë e futbollit turk.


Kjo pasi, Muriqi ka kompletuar kalimin e tij nga Gençlerbirligi tek skuadra nga liga e dytë turke, Caykur Rizespor.

Është vet skuadra turke e cila ka kumtuar lajmin për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Muriqit.

Shtatlarti nga Prizreni me Rizesporin ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme për dy vjet e gjysmë, ndërsa shifra e transferimit nuk është bërë publike.

Ndryshe, Caykur Rizespor në të kaluarën ka luajtur në Superligën Turke, ndërsa këtë sezon është në vendin e tretë dhe po lufton për rikthimin në elitë.

muriqi 2 1

Muriqi në të kaluarën ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, Tutën e Durrësit, Besa e Kavajës dhe Giresunspor.

Prizrenasi ka shënuar shumë gola në ligën turke dhe është emër i njohur për skuadrat atje. /Telegrafi/

telegrafi sport app