Van Dijk futbollisti i vitit në Evropë, mposhtë Messin dhe Ronaldon

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndarë çmimin për lojtarin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve.
Ky çmim ka shkuar për qendërmbrotjësin e Liverpoolit, holandezin Virgil Van Dijk.
Holandezi pati një vit të jashtëzakonshëm duke qenë shtylla e mbrojtjes së The Reds.
28-vjeçari ishte njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit që e fituan edhe Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë në histori të klubit.
Van Dijk e fitoi këtë çmim në garë më rivalin e tij Cristiano Ronaldo dhe gjeniun argjentinas Lionel Messi.
Për holandezit kjo ishte hera e parë që e fiton çmimin si futbollisti i vitit në Evropë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































