Oscar Tabarez nuk është më përzgjedhës i Uruguait, pozicion që 74-vjeçari qëndronte në stolin e kombëtares prej vitit 2006.

Rezultatet e fundit të Uruguait kanë qenë zhgënjyese (1 barazim dhe 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit), teksa humbja 3-0 në Bolivi ka rezultuar fatale për “mjeshtrin” dhe stafin e tij teknik.


Uruguai renditet në vend të shtatë në grupin e Amerikës Latinë, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Botërorin Katar 2022.

4CF9DE7400000578 5807209 In 2016 it was revealed Uruguay s Oscar Tabarez was suffering fr a 3 1528360670796

Drejtuesit e Federatës kanë shkarkuar Tabarez, të cilin e falënderojnë për profesionalizmin dhe punën fantastike që ka kryer këto vite.

Tabarez  ndërkohë ka qenë trajner i dy herë kampionëve të botës edhe në vitet 1988-1990.

Trajneri uruguaian udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fitimit të Kupës së Amerikës në vitin 2011, ndërsa një vit më parë dërgoi Uruguain në gjysmëfinalet e Botërorit Afrika e Jugut 2010. /Telegrafi/

telegrafi sport app