LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sturridge nënshkruan për Trabzonsporin, ku do të luajë me Donis Avdijajn

Zyrtare: Sturridge nënshkruan për Trabzonsporin, ku do të luajë me Donis Avdijajn
(Foto: Twitter/Trabzonspor Kulubu)

Daniel Sturridge ka nënshkruar për Trabzonsporin si transfer i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin.

Klubi anglez nuk vendosi që t’ia vazhdonte qëndrimin në Anfield, prandaj 29-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i tij i ri përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter.


Te Trabzonspori, ai do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea, John Obi Mikel, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare më herët gjatë këtij viti.

Njëherësh, në Turqi, Sturridge do të luajë edhe me anësorin e Kosovës, Donis Avdijaj, i cili nënshkroi për Trabzonin në muajin korrik.

Sulmuesi anglez kaloi gjashtë sezone te Liverpooli duke shënuar 60 gola në 160 paraqitje dhe arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve në maj të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori