LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ron Dennis largohet pas 37-vjetëve prej Formula 1

Zyrtare: Ron Dennis largohet pas 37-vjetëve prej Formula 1

Ron Dennis për 37 vjet ishte në krye të skuderisë britanike në Formula 1, McLaren.

Por, 70-vjeçari sot ka konfirmuar largimin prej garave më të shpejta të veturave.

“Jam shumë i lumtur dhe kënaqur që arrita një marrëveshje, për të shitur aksionet e mia. Kjo do të më japë mundësi të përqendrohem në projekte të tjera në të ardhmen”, ka deklaruar sot për mediat Ron Dennis, ish-shefi i McLaren-Honda.


“Gjithnjë kam thënë se 37 vitet e mia në këtë detyrë, pranë Woking, duhet të konsiderohen si një kapitull i McLaren, një homazh për punën e qindra, ndoshta mijërave punonjësisht të nderuar, me të cilët kam patur fatin të bashkëpunoj dhe drejtoj”, tha me tej Rond Dennis.

Ai u largua nga drejtimi i McLaren në fund të sezonit të kaluar, por sot ka vendosur të shkëpusë përfundimisht çdo marrëdhënie me makinën britanike e botën e Formula 1, duke shitur edhe aksionet e tij të McLaren Technology Group (MTG) dhe të McLaren Automotive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Te Bayern Munichu në zi, ndërron jetë ish-lojtari i tyre

Te Bayern Munichu në zi, ndërron jetë ish-lojtari i tyre

Bundesliga
Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Bundesliga
Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës
Vetëm 17 ditë pa klub, Besnik Hasi emërohet trajner i gjigantit belg

Vetëm 17 ditë pa klub, Besnik Hasi emërohet trajner i gjigantit belg

Ndërkombëtare
Sonte ndeshja e tretë, Kosova dhe Islanda janë përballur dy herë në vitin 2017

Sonte ndeshja e tretë, Kosova dhe Islanda janë përballur dy herë në vitin 2017

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Kalo në kategori