Prishtina përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se futbollisti i talentuar Dion Gallapeni, nga sezoni i ardhshëm karrierën do ta vazhdojë në Poloni. 

Pas një edicioni të shkëlqyer me bardhëekaltërit, falë të cilit e mori edhe ftesën nga kombëtarja e Kosovës, Gallapeni do ta bëjë hapin e madh në karrierë. 


Ai tashmë thuhet se ka siguruar transferimin tek ekipi i elitës së futbollit polak, Widzew Lodz. 

Njoftimi i plotë i Prishtinës: 

FC Prishtina e përshëndet me mirënjohje dhe krenari largimin e 𝐃𝐢𝐨𝐧 𝐆𝐚𝐥𝐥𝐚𝐩𝐞𝐧𝐢𝐭, i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni. 

Dioni ishte pjesë e rëndësishme e suksesit tonë, në triumfin në Kupën e Kosovës në edicionin që lamë pas teksa ishte shpallur edhe kampion i Kosovës me U21.

Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, ai tregoi vlera të larta si sportist dhe si njeri për 6 vite sa ishte pjesë e klubit. 

Ne jemi krenarë për rritjen dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në aventurën e re ndërkombëtare.  

Klubi FC Prishtina do të jetë gjithmonë shtëpia e tij./Telegrafi/

telegrafi sport app