Prishtina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar nga Shkupi, Besir Ramadani.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me njoftimin e transferimeve të reja, pasi pas dy zyrtarizimeve gjatë ditës së djeshme, sot (e premte) ka bërë edhe një.


Bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar, Besir Ramadani, i cili ka nënshkruar për dy vite me Prishtinës.

Është vet faqja zyrtare e klubit që ka konfirmuar transferimin e Ramadanit, me këtë të fundit që ka dhënë edhe një intervistë në lidhje me transferimin, ambiciet dhe premtimin.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

????̈?????? ????? ????????!

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina. 22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”. Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj. Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga. Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21. Ramadani për faqen zyrtare të klubit tonë është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e FC Prishtinës. ?????̈????? ??̈? ?????????̈? - Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu. ??????? ? ???̧????̈ - Të bartësh fanellën e Prishtinës është privilegj dhe emocion i veçantë, por gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe pasi që dihet pesha e kësaj fanelle. ???????? ?? ?????????̈? - Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip dhe me punën e trajnerit Ismet Munishi besoj se do t'i arrijmë qëllimet. ???????? - Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t'i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t'i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare./Telegrafi/

telegrafi sport app