LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milot Avdyli transferohet te Vorskla Poltava

Zyrtare: Milot Avdyli transferohet te Vorskla Poltava

Ylli kosovar, Milot Avdyli do ta vazhdojë karrierën në Ukrainë, pasi do të kalojë te Vorskla Poltava nga zviceranët e FC Aarau.

Klubi zviceran ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka arritur marrëveshje me ukrainasit për transferimin e 22-vjeçarit kosovar gjatë këtij afati kalimtar.

“Futbollisti ynë sulmues Milot Avdyli po transferohet me efekt të menjëhershëm në klubin e kategorisë së parë ukrainase FK Vorskla Poltava”.


“Avdyli kishte ende kontratë të vlefshme me FC Aarau deri më 30 qershor 2025. Palët kontraktuese kanë rënë dakord që të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit”, thuhet në njoftimin e FC Aaraut.

Në anën tjetër, drejtori sportiv i Aaraut, Elsad Zverotic, e cilësoi këtë transferim si marrëveshje të mirë për të gjitha palët.

“Ky vendim është i mirëpritur për të gjitha palët. Nga njëra anë, Miloti – edhe pse i pëlqen shumë në Aarau – na u afrua me dëshirën që të mund të bënte hapin tjetër në karrierën e tij. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh kontratën që skadon, oferta është tërheqëse edhe për klubin, kështu që ne ramë dakord për këtë transferim”, deklaroi Zverotic.

Ndryshe, djaloshi nga Kosova u zhvendos nga KF Trepça 89 në Brugglifeld gati katër vjet më parë, duke e bërë atë një nga lojtarët më jetëgjatë në skuadrën e trajnerit Brunello Iacopetta.

Në total, Avdyli, i cili së fundmi u emërua kapiten i Kosovës U21 – luajti në 109 ndeshje. Ai shënoi shtatë gola dhe dhjetë asistime në fanellën e FC Aarau.

Vlen të theksohet se te Vorskla në të kaluarën kanë bërë karrierë edhe yje tjerë nga Kosova si Ismet Munishi, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmet Januzi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori