Zyrtare: Michael Essien lojtar i Real Madridit

Pas një drame të jashtëzakonshme në minutat e fundit, Real Madridi ka arritur të sigurojë firmën e mesfushorit ganez, i cili do të jetë i huazuar për një sezon te klubi mbretëror.
Ende nuk dihen detajet kontraktuale, por as e ardhmja e Lassana Diarras, i cili është i kërkuar nga Anzhi. Sidoqoftë, afati kalimtar rus është i hapur edhe disa ditë.
Ky është vetëm transferi i dytë i Real Madridit këtë verë, pas kompletimit të kalimit të Luka Modric pak ditë më parë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/08/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































