Zyrtare: Mësohen tre kandidatët finalistë të FIFA-s për çmimin lojtari i vitit 2017 (Foto/Video)

FIFA ka publikuar listën prej tre kandidatëve finalistë për të fituar çmimin lojtari i vitit 2017.
Ceremonia e FIFA-s për ndarjen e çmimeve kryesore pritet të mbahet në Londër më 23 tetor të këtij viti.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA tashmë ka publikuar listën e ngushtë prej tre futbollistëve finalistë për të fituar çmimin lojtari i vitit.

Në listë janë ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ai i Barcelonës, Lionel Messi dhe ai i Paris Saint-Germain, Neymar.


Befasi mendohet të jetë mos-përfshirja në këtë listë e yllit të Juventusit, Paulo Dybala dhe ai i Atletico Madridit, Antoine Griezmann. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































