Zyrtare: Kastriot Imeri kalon tek Thuni në huazim nga Young Boys

Mesfushori shqiptar Kastriot Imeri, ka kompletuar transferimin tek klubi zviceran Thun në formë huazimi nga Young Boys.
Pas përfundimit të periudhës së huazimit, Thuni do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij të plotë.
Njoftimi i plotë i Thun:
FC Thun ka nënshkruar me mesfushorin ofensiv Kastriot Imeri në formë huazimi për një sezon nga BSC Young Boys.
Pas përfundimit të huazimit, FC Thun ka një opsion blerjeje për lojtarin.
25-vjeçari nga Gjeneva u transferua para tre vitesh në kryeqytet nga klubi i tij i parë, Servette, pas një sezoni mbresëlënës.
Pas një sezoni të parë solid, ai u pengua nga një lëndim gjatë vitit të dytë.
Në sezonin e fundit, mesfushori i cili mund të luajë në disa pozicione u aktivizua kryesisht si zëvendësues.
/Telegrafi/




















































