Klubi më i trofeshëm i Kosovës në basket, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Jonathan Wade.

Prishtina ka vazhduar përforcimin e skuadrës para nisjes së garave për edicionin e ri 2019/20 në Superligën e Kosovës.


Transferimi i fundit i bërë nga bardhekaltërit është Jonathan Wade, i cili është zyrtarizuar nga faqja e klubit në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i KB Prishtinës: Jonathan Wade lojtari më i ri i KB Prishtinës! Njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në superligën Zvicrrane, ish lojtari i Pully Lasuanne Foxes, Jonathn Wade zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri. Wade i gjatë 1.93 lojtarë i pozitave 2 dhe 3 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysëm distanca dhe për depërtime energjike. Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje. Jonathan, Welcome to the home of Champions! #HajdePrishtinë Mbi Prishtinë është vetëm qielli/Telegrafi/

telegrafi sport app