Mbrojtësi i Kosovës, Jetmir Krasniqi, ka ndërruar skuadër duke kaluar nga Lugano te Voluntari në Rumani.

Krasniqi ka luajtur vetëm gjashtë muaj te Lugano, duke zhvilluar vetëm tetë ndeshje, ku e kishte gjetur rrjetën një herë.


Mbrojtësi ka qenë i ftuar në dy ndeshje të Kupës së Kombeve nga përzgjedhësi Bernard Challandes, ku ka qëndruar në bankë.

DToE0qUWkAAxMTX

Ai kishte debutuar në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubit e elitës rumune Voluntari.

Ata gjenden në pozitën e fundit në renditje me vetëm 13 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app