Zyrtare: Gjashtë lojtarë largohen nga Porto - në mesin e tyre Brahimi dhe Herrera

249:"PORTO, PORTUGAL - JULY 28: Hector Herrera of FC Porto during the team presentation prior to the pre-season friendly match between FC Porto and Newcastle at Estádio do Drago on July 28, 2018 in Porto, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images) 12:"Getty Images
Porto duket se në këtë verë do të bëjë një revolucion të madh në skuadër.
Skuadra portugeze është duke menduar t’i bëjë disa transferime gjatë kësaj vere, mirëpo ka humbur edhe disa lojtarë pa përfituar asgjë.
Porto i ka humbur gjashtë lojtarë me parametra zero, pasi kontrata e tyre ka skaduar dhe ata kishin konfirmuar para se të përfundonte sezoni i kaluar se nuk do ta rinovojnë kontratën.
Nga klubi portugezë janë larguar lojtarët, si Yacine Brahimi, Hector Herrera, Maxi Pereira, Hernani Fortes, Adrian Lopez dhe Fabiano Freitas.
Natyrisht se largimi i këtyre gjashtë lojtarëve është një lajm aspak i mirë për Porton, pasi do të mund të merrte së paku 150 milionë euro nga shitja e tyre. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































