Zyrtare: Gerrard emërohet trajneri i Liverpoolit U-18

Ikona e klubit të Liverpoolit, Steven Gerrard, nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i grupmoshave U-18
Gerrard është zyrtarizuar trajner i të rinjve të Liverpoolit apo më saktë trajner i U-18, të cilët do t’i menaxhojë nga sezoni 2017/18.
Në lidhje me zyrtarizimin e ish-mesfushorit anglez është deklaruar edhe klubi nga Merseyside, të cilët kanë konfirmuar vendimin e tyre, ku Gerrard do ta zëvendësojë në këtë post, Neil Critchley, i cili do të marrë menaxhimin e U-23.
“Liverpooli mund të konfirmojë se Steven Gerrard do të bëhet menaxher i U-18 në prag të sezonin 2017-18”, thuhet në konfirmimin e klubit të Liverpoolit.
Me zyrtarizimin është ndarë i kënaqur edhe Gerrard, i cili ka thënë se është kënaqur me kohën e kaluar në akademi dhe tani është pajtuar t’i marr ekipin e U-18.






















































