Portugezi Gelson Martins ka lënë Atletico Madridin për të kaluar te Monaco.

24 vjeçari që ishte në huazim te Monaco, nuk arriti të gjejë vetëm te Atletico Madridi në fillimet e tij.


Pas këtij huazimi ai është shitur zyrtarisht te klubi i Principatës. Shuma që do të paguhet është 20 milionë euro.

DxmW EAX4AI0hGh

Ka qenë e njëjta shifër që Atletico e pagoi te Sporting Lisbona edhe pse fillimisht kishte pretenduar që e morën lojtar të lirë.

Kjo pasi lojtari kishte shkëputur kontratën me klubin portugez shkaku i shumë parregullsive në klub.

Lojtari ka nënshkruar një kontrate për pesë vitet e ardhshme, pra deri më 30 qershor 2024. /Telegrafi/

telegrafi sport app