Ka marrë fund paqartësia rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar Florian Kamberi.

Pas një eksperience dy vjeçare në futbollin skocez me skuadrat si Hibernian dhe Rangers (i huazuar gjashtë muajt e fundit), Kamberi është rikthyer përsëri në Zvicër.


Është befasia më e këndshme e këtij edicioni në Zvicër, St Gallen që ka fituar garën për Kamberin.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me St Gallen, por shuma e këtij transferimi nuk është bërë publike.

0 Screenshot 2020 08 06 at 121014

Kamberi te St Gallen do ta zëvendësojë sulmuesin kryesor Cederic Itten i cili ka kompletuar transferimin te gjiganti skocez Glasgow Rangers.

Për Kamberin ky është një rikthim në futbollin zviceran, pasi më parë ishte pjesë e Grasshopperit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka një aventurë edhe në Bundesliga 2, kur për një vit kishte veshur fanellën e Karsluher.

Kujtojmë që Kamberi me skuadrën e tij të re St Gallen do të luajnë në grupet e Ligës së Evropës për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app