Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurichin deri më 30 qershor 2025.
Aliti është pjesë e Zurichit tash e dy vite, kur kishte kaluar nga Kalmar.
Mbrojtësi i Kosovës në sezonin e fundit regjistroi 33 paraqitje në Superligën e Zvicrës, ku shënoi dy gola dhe shtoi një asistim.
Fidan Aliti me Zurichin u shpall kampion për sezonin 2021/22 në elitën e futbollit zviceran.
Ai më parë ka luajtur te Luzern, Sheriff Tiraspol, Sleven Belupo dhe Skënderbeu.
Aliti ka 40 ndeshje me Kosovë dhe një gol të shënuar./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































