Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se i kanë ndarë rrugët me Ena Koliëin.

Gardiani është larguar nga kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës, derisa është rikuperuar nga një lëndim.


“Me marrëveshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit”, thuhet fillimisht në njoftimin e Ballkanit.

“Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll”.

“Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë”, përfundon komunikatat e klubit nga Suhareka. /Telegrafi/

telegrafi sport app