Portieri Eglant Haxho, që në sezonin e shkuar i mbrojti ngjyrat e Llapit, ka nënshkruar me Prishtinën.

Ai ishte një nga më të mirët te Llapi, ku e zuri vendin e titullarit edhe pse kishte konkurrencë të madhe me Bledar Hajdinin dhe Afrim Ademi.


Edhe pse kishte ofertë nga Llapi për të vazhduar, ai vendosi të bashkohet me Prishtinën.

42366797 2116170841766379 7192151744808222720 n

“I dalë nga Shkolla e futbollit Partizani nga Tirana, Haxho ka mbrojtur edhe për Apoloninë e Fierit, Kamzën, Tomorin, Teutën, Bylysin, Kukësin, Tërbunin, Renovën nga Tetova dhe së fundi në Llap ku kishte pasur 17 paraqitje duke pasur 8 ndeshje pa pranuar gol”.

Ai është shprehur i lumtur që është pjesë e Prishtinës.

“Vendosa të jem pjesë e Prishtinës, i bindur që ka grupin e futbollistëve me trajnerë të duhur për titull të kampionatit”.

43377908 10157432513843538 6527517890898296832 o

“Besoj se do të jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit të përbashkët”, ka thënë, tani më ish-futbollisti i Llapit i cili ka falënderuar ish-klubin e tij për bashkëpunimin e deri tashëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app