Zyrtare: E kërkoi Interi, por Martinez transferohet te Villarreali (Foto)

Villarreeli ka rënë dakord të nënshkruajë me sulmuesin kolumbian, Roger Martinez nga skuadra kineze Jiangsu Suning për 15 milionë euro.
Martinez shënoi 20 gola dhe asistoi 10 herë në 42 ndeshje për skuadrën e Jiangsu, pasi ishte transferuar nga Racing Club në korrik të vitit 2016.
Paraqitjet e tij të bëra nuk e lanë pa u vënë re në Evropë në kampionatet më të forta, ku edhe përfundoi tek Nëndetësja e Verdhë në La Liga.

"Të luaj në Evropë ka qenë gjithmonë ëndrra e Roger Martinez," thuhet në deklaratën e skuadrës kineze.
"Klubi respekton dhe mbështet ëndrrat e lojtarëve të tyre. Ne duam që Roger Martinez të jetë i suksesshëm në La Liga", përfundon deklarata e Jiangsu.
23-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë edhe me gjigantë e Interit, pasi ata janë në pronësi të Suning Group, pronarë këta që kanë edhe klubin italian.




































