Mbrojtësi i Interit sezonin e kaluar, Joao Cancelo, ka nënshkruar me klubin e tij të ri, Juventusin.

Klubi Bianconer ka konfirmuar firmën me futbollistin i cili u transferua nga Valencia.


"Juventusi bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Valencina për blerjen e të drejtave të ojtarit Joao Pedro Cavaco Cancelo dhe se marrëveshja është finalizuar për një shumë prej 40.4 milionë eurosh që do të paguhen përgjatë tri viteve të ardhshme".

Cancelo 1 Joao Cancelo (Getty Images)

"Juventusi ka nënshkruar me lojtarin një kontratë pesë vjeçare deri më 30 qershor, 2023, thuhet në komunikatën e Juventusit.

Cancelo kreu testet mjekësore mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë) në qendrën J-Medical në Torino dhe nënshkroi kontratën e tij.

Është rikthim ky për Cancelon në Serie A te rivali i përbetuar i skuadrës së tij të re, Interi.

Interi nuk arriti që të përmbushë opsionin e blerjes së lojtarit prej 40 milionë eurosh dhe kështu Cancelo u la i lirë të nënshkruajë me Juventusin që plotësoi kërkesat e Valencias. /Telegrafi/

telegrafi sport app