Drita ka bërë një goditje të madhe, të parën në afatin kalimtar veror.

Nënkampioni i Kosovës ka arritur të transferojë njërin nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë në vitet e fundit.


Besnik Krasniqi është larguar nga Prishtina dhe tani zyrtarisht është pjesë e tre herë kampionëve të Kosovës.

Besnik Krasniqi

Ka qenë faqja zyrtare e klubit gjilanas që ka prezantuar Krasniqin i cili nga tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu.

Njoftimi i plotë i klubit bardhekaltër:Besnik Krasniqi nënshkruan me ne. Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djatht Besnik Krasniqi. Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi suksese lojtarit në klubin tonë. Besniku ka qenë pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës. Mirë se vjen Besnik./Telegrafi/

telegrafi sport app