Zyrtare: Ballkani nënshkruan me sulmuesin Bleart Tolaj

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj, i cili në sezonin e fundit luajti te Malisheva.
Ballkani ka vazhduar me përforcime para nisjes së ndeshje kualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Therandasit kanë njoftuar tashmë se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
????̈?????? ?????? ?????!!
Të dashur tifozë, Pjesa ofenzive e jona është forcuar edhe më shumë. Familjes kampione i bashkohet futbollisti Bleart Tolaj, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare. Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Malisheves është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, dhe po vazhdon përgaditjet në Ohër, ku ekipi po kryen stërvitjet përgaditore. Klubi i uron mirëseardhje Tolajt dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona FC BALLKANI/Telegrafi/






















































