Zyrtare: Astrit Selmani bëhet me skuadër të re, nënshkruan në Kinë

Astrit Selmani ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Azi. Pas largimit nga Dinamo Bukuresht, sulmuesi kosovar është transferuar zyrtarisht te Shaanxi Union në Kinë.
Selmani ka nënshkruar me skuadrën kineze që garon në Ligën e Parë, niveli i dytë i futbollit profesionist në Kinë. Ai do ta veshë fanellën me numër 9 për sezonin e ri.
“Pas negociatave miqësore me lojtarin, Shaanxi Union FC ka arritur një marrëveshje me Astrit Selmanin. Sulmuesi kosovar është bashkuar zyrtarisht me klubin dhe do të veshë fanellën ikonike me numër 9,” ka njoftuar klubi përmes një komunikate zyrtare.
After amicable negotiations with the player, Shaanxi Union FC has reached an agreement with Astrit Selmani (membership number: 25977). The Macedonian striker has officially joined the club and will wear the iconic No. 9 jersey for the upcoming China League One pic.twitter.com/BO1VYAEpB1
— 陕西联合足球俱乐部 (@ShaanxiUnion) July 21, 2025
Gjatë këtij afati kalimtar, Selmani ka pasur oferta nga disa klube evropiane. Ai ishte në radar të Rijekës në Kroaci, Rakow dhe Jagiellonia në Poloni, si dhe Kasimpasas në Superligën turke.
Megjithatë, 26-vjeçari ka vendosur ta provojë veten në futbollin aziatik, duke zgjedhur një aventurë të re larg Evropës. /Telegrafi/



















































