Më herët sot, pati një bisedë 75-minutëshe mes presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit gjerman, Olaf Scholz.

Një zyrtar i presidencës franceze ka dhënë disa detaje të telefonatës, raporton skynews.


Zyrtari tha se Putin "nuk dukej gati për t'i dhënë fund luftës" në Ukrainë.

Liderët e Francës dhe Gjermanisë kishin bërë thirrje për një armëpushim si kusht përpara negociatave të strukturuara.

Ata gjithashtu i thanë Putinit se shkatërrimi nga forcat ruse duhet të ndalen. /Telegrafi/