Dhuna në familje vazhdon të mbetet ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë, për këtë po kërkohet nga institucionet përgjegjësi, e po ashtu shtim i përpjekjeve për parandalimin e kësaj dukurie.
Në një tryezë të organizuar nga Zyra e koordinatorit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, u prezantuan të dhënat për evidentimin e dhunës, ku u theksua se viktimave duhet t’u ofrohen ndihmë dhe përkrahje.
Annette Fath Lihic, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që t’i mbrojnë viktimat e dhunës në familje dhe të dënohen ata që kryejnë vepra të tilla.
“Dhuna në familje është e shprehur gjithandej jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë botën. Nevoja për drejtësi është e madhe për viktimat e dhunës në familje. Viktimat duhet të jenë në fokus. Ata duhet të ndjejnë që nuk janë vetëm. Mosndëshkimi i atyre që kryejnë dhunë në familje shumë shpesh është një realitet. Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi që t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi, por viktimat e dhunës në familje në veçanti”, ka thënë ajo.
Në prezantimin e bazës së të dhënave në familje, drejtori i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha tha se të gjitha institucionet duhet të jenë bashkë për luftimin e dhunës në familje.
“Shpesh herë Policia e Kosovës ka qenë e vetmuar në këtë rrugë. Edhe shpeshherë ndoshta edhe jemi gjykuar edhe jemi paragjykuar si të dështuar edhe të paaftë që t’i kryejmë disa punë, por dua të them që është një prej rasteve të rralla që PK e vetme nuk mund të ketë sukses. Mendoj që këtu na duhet bashkëpunim dhe duhet përkrahje prej të gjitha institucioneve, dihet që ky fenomen duhet të luftohet së pari në familje, para se të vjen faji tek institucionet. Krijimi i kësaj data baze është ajo teli që lidh hallkën, kanë ekzistuar hallkat, por nuk kanë qenë të lidhura”, tha ai.
E, kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Makifete Salluka, tha se gjykatat në rast të dhunës në familje ofrojnë vetëm ndihmë të përkohshme, përmes lëshimit të urdhrave mbrojtës, por që kjo dukuri mund të përsëritet edhe pas kësaj kohe, transmeton kp.
“Gjykatat në këtë rast nuk mund të ofrojnë zgjidhje të përhershme, sepse lëshojnë urdhra për mbrojte, por kemi raste edhe kur shkelen këta urdhra. Me këtë problematikë duhet të merren seriozisht të gjitha institucionet e shtetit, kjo me qëllim të pavarësimit të gruas me aspekt dhe theks të veçantë të pavarësimit të saj ekonomik, që mos të jenë të detyruara të durojnë dhunë sistematike, me të cilën cenohen jo vetëm integriteti fizik i grave, por cenohet rëndë edhe integriteti psiqik i tyre, që shpesh herë tregohet më i rëndë se dhuna fizike”, tha ajo.
Gjatë këtij prezantimi u dhanë edhe rekomandimet e institucioneve të vendit, në mënyrë që në të ardhmen të punohet edhe më shumë për zvogëlimin e dhunës në familje. Ky aktivitet u shënua në kuadër të gjatë 16 ditëve të aktivizimit, e cila është një prej fushatave më të mëdha kundër dhunës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës