LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së dhe Qeveria ndajnë 45 bursa për studimet master në disa shtete të BE-së

Zyra e BE-së dhe Qeveria ndajnë 45 bursa për studimet master në disa shtete të BE-së

45 bursa të reja u ndanë sot në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për nëpunës civilë aktualë dhe të ardhshëm nga Kosova.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Zyrës së BE-së.

Ky është raundi i 13-të i bursave të dhëna në kuadër të programit të përbashkët Young Cell Scheme (YCS), synimi i të cilit është përmirësimi i punës së administratës publike dhe shërbimeve që ajo ofron për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.


“Arsimi është me rëndësi kyçe për avancimin e zhvillimit të Kosovës në të gjitha sferat e jetës, përfshirë rrugën e saj të integrimit në BE. Jam i lumtur të shoh që numri i të rinjve që përfitojnë nga programi ynë i bursave Master po rritet vit pas viti dhe se duke punuar si nëpunës civilë po sjellin ndryshim pozitiv në mënyrën se si funksionon administrata publike e Kosovës”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e një administrate publike më profesionale, transparente dhe llogaridhënëse, si përmes këtij programi të bursave, ashtu edhe përmes ndihmës së vazhdueshme për reformën e administratës publike”.

Mbështetja e BE-së për arsimimin e nëpunësve civilë në nivel master në Kosovë ka filluar në vitin 2004.

Që atëherë, në 12 raundet e mëparshme të bursave, 364 nëpunës civilë janë arsimuar në fushat që janë konsideruar më të nevojshmet nga qeveria.

Kontributi i përgjithshëm i BE-së në programin Young Cell Sceme do të arrijë në 15.3 milionë euro duke përfshirë raundin e 13-të, të 14-të dhe të 15-të të bursave që do të përfundojnë deri në vitin 2026. Prej tij duhet të përfitojnë gjithsej 470 të reja e të rinj, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës filloi bashkëfinancimin e programit në vitin 2011 dhe po mbështet raundet 12 deri në 15 me 2.5 milionë euro.

“Qeveria e Kosovës e ka kuptuar detyrën e saj për të investuar në profesionalizimin e administratës sonë publike dhe ofrimin e mjeteve të nevojshme që ato të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efektive”, tha zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, bëhet e ditur në njoftimin e BE-së.

“Ky program është i rëndësishëm në kuptimin që ndikimi i tij ndikon në shumë aspekte të zhvillimit personal dhe social. Një administratë publike profesionale promovon transparencën dhe llogaridhënien në qeveri. Siguron që politikat dhe programet janë në përputhje me nevojat e qytetarëve”.

Programi i BE-së për Bursa për Studime Master i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tre vjet pas diplomimit. Tri raundet e ardhshme të programit do të zbatohen nga Universiteti Aristoteles i Selanikut në Greqi dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik në Francë, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori