LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeministrit sqaron për laptopët: Porosia është bërë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Rini

Zyra e Kryeministrit sqaron për laptopët: Porosia është bërë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Rini

Zyra e Kryeministrit, përmes një reagimi ka thënë sqaruar rreth lajmit “Zyra e Kryeministrit porosit laptopa që kushtojnë deri 1,000 dollarë copa”.

Në reagim thuhet se “Zyra e Kryeministrit për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, reagon ndaj shkrimit në mediet e shkruara, që për burim kanë portalin B. E., ku përmendet që Zyra e Kryeministrit ka porositur llap top në vlerë prej një mijë euro”.


Në këtë drejtim, siç thuhet më tej, “për informimin e drejtë, Zyra e Kryeministrit ka shumë Agjenci që operojnë në kuadër të saj. Porosia në fjalë është bërë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Rini, z. Rexhep Hoti, për nevojat e projektit të tij për rininë”.

Zyra e Kryeministrit porosit laptopa që kushtojnë deri 1,000 dollarë copa
Lexo po ashtu Zyra e Kryeministrit porosit laptopa që kushtojnë deri 1,000 dollarë copa

“Përkundër sqarimit paraprak për portalin në fjalë se në emër të kujt është bërë porosia, prodhuesi i lajmit ka refuzuar ta bëjë sqarimin e duhur për opinionin. Ky refuzim, konsiderojmë që po bëhet me qëllim të etiketimit dhe njollosjen e personave që janë të apostrofuar dhe në fotografinë me të cilën është ilustruar lajmi”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit.