LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlohet numri i aksidenteve me fatalitet

Zvogëlohet numri i aksidenteve me fatalitet

Numri i aksidenteve dhe viktimave në rrugë ka shënuar një rënie të lehtë të aksidenteve me pasoja fatale, ndërsa, ka ngritje të numrit të aksidenteve me dëme materiale dhe me persona të lënduar. Kjo duke iu referuar statistikave krahasuese të periudhës kohore me janar-maj të këtij viti, me muajt e njëjtë të vitit që shkoi.

Zëdhënësi i Policisësë Kosovës, Baki Kelani tha se që nga janari, deri në maj, tridhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën në aksidente.


“Rendja e aksidenteve me pasoja fatale është diku rreth 2.70% më pak në muajt janar-maj 2016, krahasuar me periudhën janar—maj 2015, ndërsa, kemi ngritje mbi 30% të aksidenteve me lëndime dhe me dëme materiale. Nëse i referohemi statistikave të aksidenteve me pasoja fatale, mund të them që numri i personave që kanë humbur jetën më së shumti ka qenë i atyre që janë shofer apo ngasës të automjeteve, ku mund të them nga 39 persona që kanë humbur jetën për këtë periudhë kohore, 18 prej tyre janë ngasës të automjeteve, 13 prej tyre janë pasagjerë, 6 janë në cilësinë e këmbësorëve dhe 2 janë persona që kanë qenë me biçikleta, që në total janë 39 persona që kanë humbur jetën në këtë periudhë kohore”, tha Kelani.

Zëdhënësi Kelani bëri të ditur për KosovaPress se Kosova në krahasim me vendet e rajonit sa i përket aksidenteve më fatalitet qëndron më mirë.

“Divizioni i komunikacionit rrugor në vazhdimësi bënë analiza krahasuese të aksidenteve duke nxjerrë edhe shkaqet e aksidenteve që ndodhin, por njëkohësisht edhe krahasimin e aksidenteve me vendet që e rrethojnë Kosovën, por njëkohësisht edhe një krahasim me vendet më të zhvilluara në Evropë dhe më gjerë. Referuar statistikave që ne i posedojmë mund të them që Kosova qëndron më mirë në aspektin e statistikave, krahasuar me vendet e rajonit por njëkohësisht mund të themi që ekziston më mirë në rastet e aksidenteve edhe më s humë se 6 apo 8 vendet e rajonit”, tha Kelani.

Ai shtoi se faktorët kryesor të aksidenteve janë faktori njeri-mjet dhe rrugë, sepse pa njërën prej tyre nuk do të mund të thuhet që mund të ndodh një aksident, ndërsa, si faktor të tjerë kontribues në shkaktimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor, janë kryesisht mos respektimi i shenjave të komunikacionit rrugor, ku hyn tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe mos respektimi i shenjave kufizuese që janë kryesisht në zonat urbane.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion rrugor, ndër objektivat kyçe ka vënë edhe sigurinë në trafik, e cila hynë në kuadër të planit strategjik zhvillimor të Policisë së Kosovës.

Kelani tha se Policia ka të angazhuar zyrtarë të mjaftueshëm të Policisë së Kosovës nëpër pikat kyçe apo në zonat ku ka ndodhur më së shumti aksidente të komunikacionit rrugor.Por përveç angazhimeve edhe planeve konkrete që tani kanë në implementimin e planit e sezonit veror, Policia e Kosovës bën edhe ligjërimin nëpër shkolla me zyrtarë të komunikacionit rrugor apo me ekspertë të kësaj lëmije. Njëkohësisht realizon edhe fushata sensibilizuese edhe spote televizive me të vetmin qëllim që të ketë një siguri më të madhe në trafik dhe të ulen shifrat e aksidenteve të komunikacionit rrugor.

Ndërsa, qytetarët thonë që i respektojnë mjaft mirë rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, njohës të komunikacionit konsiderojnë se Policia e Kosovës, njësia e trafikut, duhet të shqiptojëmë shumë gjoba për të gjitha ata që nuk respektojnë shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori