LAJMI I FUNDIT:

Zvicra vazhdon projektet në Kosovë

Zvicra vazhdon projektet në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, me të cili ka biseduar për vazhdimin e projekteve në mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ambasadori Lebet tha se vendi i tij do të vazhdojë projektet që i ka me Kosovën, në fushën e menaxhimit të ujërave.

Ndërsa, ministrja Hajdari theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme të Zvicrës për vazhdimin e projekteve, në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim më të mirë ekonomik.