LAJMI I FUNDIT:

Zvicra do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

Zvicra do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës deh Zvicrës.


Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën.

Veseli tha se Institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

“Kosova ka nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.

Kryetari Veseli po ashtu ka diskutuar me ambasadorin zviceran për fushën e sundimit të ligjit, duke shprehur kështu përkushtimin e institucioneve për luftë më të rreptë ndaj dukurive negative.

Nga ana e tij, ambasadori i ri zviceran Jean-Hubert Lebet, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen.

Ai e ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Republikës së Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.

Lebet tha se shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori