LAJMI I FUNDIT:

Zvicra do të investoj 5.4 milionë franga në Maqedoni

Zvicra do të investoj 5.4 milionë franga në Maqedoni

Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Ambasada Zvicerane në Shkup sot prezantuan projektin “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” në shumë prej 5.4 milionë franga zvicerane që do të financohet nga Qeveria zvicerane.

Sipas ministrit Fazliu, paratë janë në dispozicion deri në vitin 2020. Fazliu tha se politika e zhvillimit të barabartë rajonal realizohet për shkak të problemeve reale në vend, dallimet e mëdha zhvillimore dhe pasojat në cilësinë e jetës së qytetarëve, sidomos në rajonet më pak të zhvilluara.

“Si segment veçanërisht i rëndësishëm i projektit, do të theksojë mbështetjen me mbi 2.5 milionë franga zvicerane për përgatitjen e projekteve në disa fusha të rëndësishme, si: nxitja dhe zhvillimi i turizmit, mjedisit hapësinor, infrastruktura e biznesit dhe përfshirja sociale. Kryesisht fjala është për projekte të infrastrukturës që mund të prodhojnë efekte të rëndësishme si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale të cilat mund të aplikohen në fonde të tjera”, tha Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes lokale.


“Jemi të vetëdijshëm se duhen ndërmarrë shumë masa që të përmirësohet efikasiteti i politikave në zhvillimin rajonal. është e domosdoshme të ndahen mjete buxhetore sipas nivelit të zhvillimit planor të rajoneve, transparencë më të lartë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në planifikimin dhe realizimin e zhvillimit rajonal”, u shpreh Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori