Të huajt në Zvicër të cilët vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, do të mund të marrin një leje qëndrimi në Zvicër vetëm pasi të kenë nënshkruar një marrëveshje integrimi me autoritetet përgjegjëse. Dhe, kjo marrëveshje do të përmbajë kritere të matshme, përmbushja e të cilave do të verifikohet, shkruan sda.ch.
Pas Dhomës së Kantoneve (senatit), këtë iniciativë të ardhur nga Kantoni i St. Gallenit e ka miratuar edhe Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Vendimi është marrë me një epërsi të ngushtë: 12 vota pro dhe 11 kundër. Me këtë miratim i hapet rruga komisionit të Dhomës së Kantoneve që të përpunojë dispozitat ligjore për të cilat është kërkuar ndryshimi.
Jo më larg se në dhjetor të vitit që shkoi, të dy dhomat e parlamentit kanë votuar Ligjin e ri për të Huajt dhe për Integrim, përcjell albinfo.ch. Ndërsa miratimi i këtij ashpërsimi të propozuar do thotë ndryshim të serishëm të pjesëve të ligjit.
Shumica e anëtarëve të komisionit kanë mbrojtur qëndrimin se ligji i miratuar së voni nuk mjafton, sepse gjykatat po vazhdojnë të kenë hapësirë tepër të madhe veprimi në rastet me të huajt. Ato duhet të kenë kritere të qarta dhe më të ashpra se si të veprohet me të huajt që nuk tregojnë vullnet për t`u integruar. Ndërsa anëtarët e mbetur në pakicë kanë argumentuar se së pari duhen grumbulluar përvoja dispozitat ligjore të miratuara rishtas, para se të lëshohemi në dispozita të reja. Veç kësaj, ata druajnë se në rast sedo të detyrohemi të lidhim marrëveshje gjithëpërfshirëse integrimi me të huajt, do të nevojitet angazhim enorm burokratik për ta përballuar.
Ligji i përmendur, i miratuar në dhjetor përmban një numër ashpërsimesh. Kështu, sipas tij vizën C (Leja e qëndrimit të përhershëm) mund ta marrë vetëm personi i integruar mirë, i cili kujdeset për rendin dhe sigurinë publike, që respekton vlerat e kushtetutës federale, merr pjesë në jetën ekonomike ose shkollohet dhe ka shkallën e kërkuar të njohurive gjuhësore. Po ashtu, kush e ka vizën C, mund edhe ta humbasë atë.
Në raste të kryerjes së veprave të caktuara penale kjo vizë mund të humbet edhe 15 vite pasi që personi e ka fituar atë. Ndërsa me propozimin e ri, viza C mund të humbet ose të zbritet në B nëse nuk janë plotësuar kriteret që parashihen në marrëveshjen e përmendur për integrim.
Nda këtij vendimi ka reagime edhe nga vetë e djatha. Kështu, eksponentë të FDP-së e kritikojnë atë si shprehje të populizmit të SVP-së dhe CVP-së, pasi që sipas tyre në këtë rast duhet kërkuar marrëveshje për integrim edhe me “ekspat”-ët, siç quhen ekspertët dhe afaristët që vijnë për të udhëhequr me kompanitë ose për të punuar në universitetet e Zvicrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë – në kërkim të helikopterit “të rrëzuar” të presidentit iranian
Polonia investon 2.5 miliardë dollarë në fortifikimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
Blue Origin nis fluturimin e radhës hapësinor me ekuipazh – të parin që nga gushti i vitit 2022
Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare