Pak muaj pasi e ka marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (viza C) ai është shkurorëzuar nga zvicerania dhe ndërkohë sërish është martuar me gruan e tij të parë.
Edhe pse ka bërë martesë fiktive me zviceranen, (akt që normalisht dënohet), kosovari nuk dëbohet nga Zvicra por lejohet të vazhdojë qëndrimin me të njëjtin status.
Fjala është për një baba të katërfishtë, të lindur në vitin 1967 në Kosovë, të cilit, Zyra e Kantonit të Cyrihut për Migracion ia kishte “prishur letrat”, (vizën C), shkruan nzz.ch, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë zyra në fjalë nuk donte t`ia jepte lejen atij për bashkim familjar.
Sipas Zyrës për Migracion, personi në fjalë në vitin 2003 ishte martuar me një zvicerane apostafat për ta fituar lejen e qëndrimit në Zvicër me synimin që pastaj të sjellë këtu edhe familjen, transmeton albinfo.ch. Ajo që është e sigurt është se kosovari ishte ndarë nga gruaja e tij kosovare për t`u martuar me një zvicerane që ishte e futur në borxhe të mëdha. Pak muaj pasi e ka marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (viza C) ai është shkurorëzuar nga zvicerania dhe ndërkohë sërish është martuar me gruan e tij të parë.
Edhe pse Gjykata Administrative konsideron se këtu bëhet fjalë për martesë fiktive, ajo e ka miratuar pjesërisht ankesën e kosovarit ndaj vendimit të Zyrës për Migracion. Sipas vendimit të gjykatës “parimi bazë i besnikërisë dhe mirëbesimit do të shkelej nëse do t`i mohohet leja e qëndrimit personit të përmendur, përcjell albinfo.ch. Po për këtë arsye atij nuk mund t`i mohohet as e drejta për bashkim familjar (sjelljen e gruas nga Kosova).
Ndërsa fakti se ai megjithatë e ka marrë lejen e përmendur është mundësuar vetëm falë një vargu gabimesh të bëra. Kështu, ai, për shkak të mosplotësimit të kushtit për bashkëjetesë familjare në kohëzgjatje prej pesë vitesh me gruan zvicerane as që ka pasur të drejtë të kërkonte lejen e përhershme të qëndrimit (C). Veç kësaj, për shkak të dyshimeve për ekzistim të martesës fiktive, është dashur të kërkoheshin sqarime të mëtejme.
Por Zyra për Migracion kishte reaguar dhe kishte shprehur mosbesim vetëm kur ai kishte vendosur ta sillte gruan e tij të parë në Zvicër, që është një gabim, transmeton albinfo.ch. Por, konstaton gjyqtari, gabimet e bëra nuk janë katastrofale. Sepse fundja, kosovari është “në mënyrë të pakontestueshme i integruar si është më së miri në Zvicër, ashtu si dhe dy fëmijët e tij të cilët tashmë jetojnë këtu”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron